Është hapur festivali ndërkombëtar i filmit

Kultura

Është hapur festivali ndërkombëtar i filmit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:29

Në Berlin të Gjermanisë është hapur Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

Festivali i njohur me emrin Berlinale, njëri nga festivalet më të njohura filmike në Evropë, së bashku me Kanën dhe Venecian, është hapur mbrëmë me shfaqjen e filmit, “Hail Cesar” të vëllezërve Coen, ku rolin kryesor e ka aktori i njohur i Hollivudit, George Clooney.

Në festivalin e sivjemë, i 66-ti me radhë, për Ariun e Artë dhe të Argjendtë, do të garojnë 18 filma.

Drejtori i festivalit, Dieter Kosslick, tha se shumë filma në këtë manifestim 11 ditësh, merren me çështjen e “kërkimit për lumturi” dhe për “migracionin në botë në shumë forma të ndryshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat