Në Berlinale, është vendosur edhe stenda e QKK-së

Kultura

Në Berlinale, është vendosur edhe stenda e QKK-së

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 08:30

Qendra Kinematografike e Kosovës tash e sa vite është duke hapur stendën e saj nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit

Qendra Kinematografike e Kosovës tashmë ka vendosur stendën e saj në kuadër të hapësirës së Festivalit të filmit Berlinale, që u nis të enjten në mbrëmje.

Projekte të ndryshme filmike të mbështetura nga QKK do të prezantohet përgjatë edicionit të 66 të këtij festivali, një pjesë e tyre, tashmë të dëshmuar edhe nëpër festivale ndërkombëtare.

Qendra Kinematografike e Kosovës tash e sa vite është duke hapur stendën e saj nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat