Durrës: Tre udhëheqësit fetarë të qytetit marrin titujt “Nderi i qytetit të Durrësit”

Kultura

Durrës: Tre udhëheqësit fetarë të qytetit marrin titujt “Nderi i qytetit të Durrësit”

Nga: Beqir SINA New York Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 22:11

DURRËS : Në faqen e saj të rrejtit social “Facebook” portali SIR - Servicio Internationale Religiosa njofton se në 25 vjetorin e themelimit të shoqatës qytetare “Durrësi” - me këtë rast, ajo ka nderuar 3 klerikët e tre besimeve kryesore fetare në qytetin e bregdetar të Durrësit

Durrësi i bashkëjetesës, fetare, ashtu si dhe e gjithë Shqipëria, me këtë akt ka nderuar me titujt “Nderi i qytetit të Durrësit” 3 klerikët prifti katolik famullisë, don Gjergj Meta, myftiu i xhamisë, Redin Quku, dhe famullitarit ortodoks, Atit Gjerasin Çakallli.-

Ngjarja është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, teksa në qytetin bregdetar është festuar 25-vjetori i krijimit të shoqatës “Durrësi”, një ceremoni e zhvilluar në një mjedis festiv në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku pati pjesëmarrje të madhe me themelues të kësaj shoqate 25 vite me parë si dhe të familjarëve dhe anëtarëve më të rinj të saj.

Titujt “Nderi i qytetit të Durrësit” iu dhanë dje nga kryetari bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për këtë arsye: "Për kontributin e tyre në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë në mesin e qytetarëve. Për mbështetjen e tyre shpirtërore për qytetarët e Durrësit. Për kontributin e tyre bashkëjetesën dhe harmonisë ndërfetare ".

Duke marrë tituj e nderit të tre klerikët, e të tre besimeve fetare, katolik, musliman, dhe ortodoks, mbasi ata morën titujt e nderit, falënderuan organizatorët për një njohje të tillë.

"Durrësi - citohet të ketë thenë prifti katolik i këtij qyteti don Meta - në marrjen e këtij titulli, është vendlindja e tre martirëve të besimit katolik: peshkopi Vinçenc Prennushit dhe priftërinjve të famullisë don Anton Zogaj dhe Mgr. Jul Bonati. Të tre janë në listën e 40 martirëve, të cilat tani po kalojnë në Kongregatën për Shenjtorët. Ata kishin marrëdhënie të mira me udhëheqës të tjerë fetarë të kohës. Si shërbyes fetar të dioqezës aktuale Tiranë-Durrës, ata mund të jenë krenarë për bashkëjetesën paqësore, e cila e tillë ende vazhdon në Durrës dhe gjithë Shqipërinë ".

Famullitari Dom Gjergj Meta në Kishën Konkatedrale të Shën Luçisë në Durrës ka vlerësuar gjithashtu edhe atë se gjatë 25 viteve të fundit, ata kanë dhënë një kontribut të madh në rilindjen e Kishës dhe të shoqërisë “.

Bashkëjetesa në paqe e besimeve fetare në Durrës, dhe në të gjithë Shqipërinë, na bën gjithnjë një vend që merremi në konsideratë si shembull edhe për vendet e tjera. Harmonia fetare e trashëguar si një dhuratë e çmuar brez pas brezi, mbetet një nga vlerat historike, kulturore dhe civilizuese, me të cilën krenohemi dhe kemi ç’t’u ofrojmë popujve të tjerë, thuhet në njoftim.

Takimin e ka përshëndetur edhe kryetari i bashkisë Vangjush Dako, i cili ka vlerësuar kontributin e kësaj shoqate për mbështetjen dhe zhvillimin e qytetit të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat