Libri i tetë i serisë “Harry Potter” publikohet këtë verë

Kultura

Libri i tetë i serisë “Harry Potter” publikohet këtë verë

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 12:43

Shkrimtarja britanike që krijoi botën magjike të Harry Potter-it, JK Rowling, ka njoftuar lexuesit e saj se pjesa e tetë e serisë së famshme “Harry Potter”, do të publikohet më 31 korrik të këtij viti. Kjo pjesë do të botohet nga “Litle Brown” në Mbretërinë e Bashkuar.

Libri do të publikohet pas prezantimit të dramës “Harry Potter”. Drama e titulluar “Harry Potter and the Cursed Child” do të tregojë pjesën e “pa treguar” të historisë së djalit magjistar, dhe edhe historinë e prindërve të tij të vrarë.

Libri i shtatë dhe i fundit “Harry Potter And The Deathly Harrows” u botua në vitin 2007.

Më shumë se 450 milionë libra të “Harry Potter” janë shitur në mbarë botën dhe filmat janë përkthyer në 78 gjuhë të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat