Film dokumentar për ish-mafiozin shqiptar, konkurron dhe Travoltën (Video)

Kultura

Film dokumentar për ish-mafiozin shqiptar, konkurron dhe Travoltën (Video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:41

John Alite, shumë pak e njohin… Ai është shqiptari që ka arritur më lart në rangjet e mafies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Alite një nga njerëzit më afër bosit John Gotti. Pas burgut ai publikoi librin Rregullat e Gottit. Historia vazhdon…

Po ashtu një tjetër shqiptar, regjizor në SHBA e ka bindur atë për një dokumentar. Regjisori Andy Deliana tani ka publikuar trajler-in e këtij dokumentari, i cili ka ngjallur reagime të shumta në SHBA, pasi në dokumentar marrin pjesë jo aktorë, por figura të njohura të botës së krimit.

Në dokumentar do tregohet natyra e mafies në New York dhe përfshirjen e elementëve shqiptarë në botën e krimit.

Shqiptari John Alite po konkurron në këtë mënyrë edhe një project të aktorit të Hollivudit John Travolta, i cili po realizon një film mbi jetën e mafiozit amerikan John Gottit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat