Kërkohen studentet nga Ballkani për leximin e “Gjashtë persona njëjës”

Kultura

Kërkohen studentet nga Ballkani për leximin e “Gjashtë persona njëjës”

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:31

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thërret studentet e aktrimit nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, të paraqiten për leximet publike të dramës “Gjashtë persona njëjës,” që do të organizohen gjatë muajit mars 2016 në Shkup, Prishtinë, Beograd, Podgoricë, Sarajevë dhe Zagreb.

“Gjashtë persona njëjës” është projekt teatror rajonal i cili do të prodhohet në koproduksion rajonal në vitin e ardhshëm. Drama trajton jetën e grave në Ballkanin perëndimor.

Përgatitja e leximeve publike do të bëhet në Beograd, ndërsa menjëherë pas kësaj do të nisë udhëtimi për lexime në vendet e tjera të lartpërmendura. Këto lexime publike do të organizohen nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Drama ka 6 personazhe gra dhe nga secili shtet do të përzgjidhet një studente e aktrimit që do ta lexojë në gjuhën e vet amtare. Për përzgjedhje, konkurenteve do t’u jepet teksti, prandaj nuk ka nevojë për përgatitje paraprake, shkruan kultplus.

Për t’u paraqitur, dërgoni biografinë me të dhënat kontaktuese deri më 21 shkurt, në adresën: [email protected]
Biografitë mund t’i dërgoni në gjuhën tuaj amtare ose në anglisht, ndërsa për informata shtesë, kontaktoni me email adresën e lartcekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat