Një kostum shqiptar i Bajronit tek “Lufta dhe Paqja”

Kultura

Një kostum shqiptar i Bajronit tek “Lufta dhe Paqja”

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:07

Miliona njerëz jo vetëm në Britani u gozhduan përpara televizorit mbrëmë për të parë episodin e fundit të serialit të BBC, “Lufta dhe Paqja”.

Vepra e Tolstoit vjen e ekranizuar nga mjeshtri Tom Harper.

Rusët kanë shprehur interes për të blerë të drejtat e transmetimit të serialit, raporton BBC.

Shumë komentues rusë thonë se u ka pëlqyer ajo çfarë kanë parë, kryesisht duke pirateruar serialin online.

Ndërsa mediat britanike kanë vlerësuar sidomos kostumet në këtë dramë, rusët thonë se ky është një problem i dramës.

“Nëse sheh kostumet, ato janë të tmerrshme. E kupton menjëherë se ata nuk janë rusë,” thotë Alyona Reshetnikova.

Në të vërtetë, në serial shfaqet edhe një kostum shqiptar.

Bëhet fjalë për kostumin me të cilin ka pozuar Lord Bajroni.

Për të marrë pjesë në opera, ngatërrestari i pandershëm Fedya Dolokhov vesh një kostum persian.

Pikërisht ky kostum persian është imitim i veshjes që mban Bajroni në pikturën e famshme të vitit 1813, me autor Thomas Phillips.

Kostumi i Bajronit është edhe aktualisht i ekspozuar në Bowood House në Wiltshire.

Dizajneri Edward K Gibbon thotë: “Tolstoi është shumë i qartë kur përshkruan se si Dolokhov futet në opera. Ky portret i Bajronit ka shërbyer për frymëzim. Edhe pse ai ka veshur një kostum shqiptar, Persia dhe Shqipëria kishin shumë lidhje në atë kohë. Romanticizmi i errët dhe i rrezikshëm i Bajronit shkon shumë me Dolokhov-in dhe manovrat e tij të tmerrshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat