A gënjeni se kinse lexoni ?

Kultura

A gënjeni se kinse lexoni ?

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:06

Një hulumtim tregon që pothuajse gjysma e njerëzve gënjejnë se kanë lexuar disa libra të cilat as nuk i kanë hapur. Vendin e parë të librave që njerëzit zakonisht gënjejnë se i kanë lexuar e ka libri "Lisa në botën e çudirave", sipas hulumtimit të BBC.

"1984" e Oruelit, trilogjia e Tolkinit "Lord of the rings", "Lufta dhe paqja" e Tolstoit dhe "Aventurat e Sherlok Holmsit" nga Dojl gjenden në maje të listës. Ndër autorët tjerë për të cilët njerëzit gënjejnë janë Xhejn Ostin, Selinxher, Xh.K. Roling.

Hulumtimi është zbatuar me 2.000 britanikë dhe është zbuluar që çdo person i katërt gënjen për librat që ka lexuar.

"Njerëzit janë të gatshëm të pajtohen që kanë lexuar romane klasike, sepse ashtu duken inteligjent në shoqëri.Por, 42% prej tyre i bazojnë njohuritë e tyre nga adaptimet televizive, filmave dhe përmbledhjet që gjenden në internet", shkruan në raport.

60% e të anketuarve kanë thënë që një person i cili lexon libra është më tërheqës.

Vijon lista e librave për të cilët shpesh thuhet që janë lexuar, edhe kur kjo nuk është e vërtetë.

1. "Lisa në botën e çudirave" - Luis Keroll
2. "1984" - Xhorxh Orvell
3. "Kryezoti i unazave" - Xh.R.R Tolkin
4. "Lufta dhe paqja" - Tolstoi
5. "Ana Karenina" - Tolstoi
6. "Aventurat e Sherlok Holmsit" - Artur Konan Dojl
7. "Të vrasësh zogun përqeshës" - Harper Li
8. "Dejvid Koperfild" - Çarls Dikens
9. "Krim dhe ndëshkim" - Fjodor Dostojevski
10. "Krenari dhe paragjykim" - Xhejn Ostin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat