“Gjaku është i burogosur”, me premierë më 12 shkurt

Kultura

“Gjaku është i burogosur”, me premierë më 12 shkurt

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 08:40

Me skenariste dhe producente Arsa Gashi e me regjisorin turk Murat Vela Derman, filmi i metrazhit të shkurtë i zhanrit triller “Gjaku është i burgosur”, do të prezantohet me premierë më 12 shkurt, në Rogner Hotel Tirana.

Arsa Gashi, që është edhe aktore në këtë film ka konfirmuar për KultPlus për premierën e filmit, ku historia e këtij rrëfimi është trinomi vrasjesh nga një killer serial, ku loja midis realitetit dhe të vërtetës egërsohet gjatë tij.

Në këtë film pos Arsës me rolet e tyre luajën edhe : Alfred Trebicka, Shyqyri Caushaj, Adele Gjokaj dhe Xhino Musollari.

Dhe jo vetëm premiera e këtij filmi është pjesë e kësaj mbrëmje, pasi që, Arsa Gashi do të prezantohet edhe me librin e saj me poezi “Shelgje lotuese”.

“Libri është i përbërë nga 70 poezi, në të cilin janë përfshirë edhe njëzetë fotografi, të cilat i janë përshtatur subjektit të 20 poezive që janë brenda librit”, ka thënë Gashi e cila ka shpjeguar se fotografitë janë realizuar enkas për librin.

“Ky libër është sprova ime e parë poetike. Poezitë janë shkruar nga janari i viti 2015, deri në janarin e këtij viti, kurse redaktimi u bë nga Primo Shllaku”, ka përfunduar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat