Mos i njollosni Lulet e Gjakut

Kultura

Mos i njollosni Lulet e Gjakut

Nga: Dedë Preqi Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:39

Dikush i vrau bukuritë e kësaj toke
I vodhi dhe i mbuloj me duar xhelati,
u kërkoj borxh për përralla të vjetra
largë e më largë te miteve të pshurrta.

Sa herë errët e ndriqohet qielli
Toka hap gojën emri i tyre flet,
Qetësinë e tyre e vrasin rrëbelët
Plagë të reja u shtojnë mbi kocka.

Sa herë rrëzohet e dallgëzohet mendja
Dikush e përqesh ëndërrën e tyre fjetur,
Aty ku rrinë gjihmonë kandilat ndezur
Aty ku nuk fiket zjarri dhe drita e jetës.

Mos i njollosni lulet e gjakut të mpiksur
Etjen e pashuar t‘ua hedhni në prush,
Peshën e vet toka mbi supa e shton
Mos t‘ na kafshojë mallkimi brezin e njomë.

KOHA NUK NA FAL…

Koha nuk na fal, as nuk na pret
Lulet shkunden në gjirin e vet,
Koha ecën si lumi nën urë
Etja e kallur nuk shuhet kurrë.

Njerëzit pa frenj e shalojnë atin e vet,
Edhe pse ajo shagarët dikur me ne
Sa herë mendojmë t’ia dredhnim frerin
Ajo pa e kthyer kokën e vazhdon trokun.

E sotmja është riciklim i së nesërmës
E djeshmëja është kohë e hargjuar,
E nesërmja e ardhme e pa parë
Të gjitha rrëshqasin me shputat e kohës.

Koha nuk ndalet ti arrnojmë plagët
Ajo ecën në gjitha drejtimet ikë,
Duke shënuar rrugëtimin e saj
Herë me lot gëzimi e herë me vajë.

Ne farkohemi në rrathët e kohës
Duke marrë sëcili nga një drejtim,
Kah dynden dëshirat tona të thella
Pas syve të saj, si zogjtë na dëbon era.

Koha na mëson dhe na zbutë
Ajo na edukon dhe na qorton,
Ajo na shfrytëzon deri në skaj
Për derisa duhet të jemi shërbëtorët e sajë.

Ajo nuk lejon të presim, apo të ngutëmi
Koha shpejton me hapa të trembur
Akrepat e saj gjithherë punojnë
S‘kthehet mbrapa edhe kur diçka harrojmë.

NDOSHTA

Ndoshta dikund është dritë
Por njerëzit e tunelëve
Nuk e shohin.

Ndoshta dikund ka diell
Por njerëzit e hijeve
Nuk e ndjejnë.

Ndoshta dikund ka shpresë
Për njerëzit që pyesin
Për kuptimin e jetës.

Ndoshta, ndoshta unë dhe ti
Si njerëz do mirëkuptohemi,
Çdo gjë mund ta bëjmë me dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat