Biletat e shtrenjta të kinemasë

Kultura

Biletat e shtrenjta të kinemasë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 10:16

Disa të rinj të anketuar për rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, konsiderojnë se Kosova ka mungesë të kinemave, por në të njëjtën kohë, edhe ato kinema që janë funksionale, nuk kanë vizitorë të shumtë, për arsye se, siç thonë ata, kinemaja është e shtrenjtë.

Çmimi për një film, kushton 5 euro për person.

Tomor Vokrri, që studion në Fakultetin Juridik, thotë se si student nuk e përballon xhepi i tij shkuarjet e shpeshta në kinema, pasi që nuk ka të ardhura.

“Unë më shumë shkoj në teatër sesa në kinema. Kinemaja mendoj se është pak e shtrenjtë. Ky çmim, për mua si student, është i shtrenjtë. Unë si student nuk kam të ardhura, kurse çmimet janë nga 5 euro për një film. Sikur t’i kisha ca të ardhura, do të isha i rregullt, sepse mua më pëlqejnë filmat, dhe jam adhurues i filmave, por i shikoj në shtëpi. Me ato 5 euro i kryej obligimet e mia personale që më duhen patjetër”, tregon Tomori.

Ndërkohë, drejtoresha e Kinemasë “ABC”, Miradije Vllahiu, shpjegon për Radion Evropa e Lirë, disa specifika që lidhen me shpenzimet që bart fusha e filmit.

“Kinemaja kërkon tretman të caktuar, pasi që shikohen me (teknologjinë) 3D. E një palë syze 3D kushtojnë 60 euro dhe përdoren për një periudhë të caktuar. Gjithashtu, shpenzimet e transportit dhe doganës kushtojnë, pasi që këto blihen jashtë vendit. Dua ta shpjegoj se ne, si kinema, nuk jemi realizues të filmave, ne jemi vetëm shfaqës”.

“Konform marrëveshjes me distributorët holivudianë, e të cilat janë marrëveshje mes kompanive nga rajoni, ndarja është 50 për qind me 50 për qind të totalit nga të hyrat neto. Theksoj se pavarësisht çmimit fiks, ne kemi gjithmonë oferta për zbritje të biletave konform grupeve të caktuara, ku çmimi zbret edhe deri në 2 euro”, shpjegon Vllahiu.

Shkëlqim Reçica, student, ndonëse mendon se nëse shikohet një film në kinema, është atmosferë krejt ndryshe nga ajo në shtëpi, mundësitë financiare nuk e lejojnë frekuentimin e shpeshtë.

“Kinemanë e vizitoj rrallë. Çmimet janë të shtrenjta dhe të rinjtë nuk kanë kushte, pasi që unë, si student, nuk kam të ardhura. Mendoj se tash janë mundësitë të shikosh filma edhe pa shkuar në kinema, por unë prapë mendoj se kinemaja është shumë e mirë, pasi është tjetër atmosferë atje. Edhe takohesh me shokë, mblidhesh me ta dhe mendoj se ia vlen me pa film në kinema. Po të ishte më lirë, do ta kisha vizituar më shpesh”, thotë Shkëlqimi.

Pavarësisht filmave të bollshëm në kinemanë e kryeqytetit, disa të rinj më shumë preferojnë të shikojnë filma piraterie.

Ardiana Mulla thotë se pirateria ka ulur interesimin e vizitës së shpeshtë në kinema, duke mos e anashkaluar as çmimin e lartë për një biletë.

“Duke e marrë parasysh që të njëjtit filma që shfaqen në Kinemanë ‘ABC’, mund t’i blesh si CD, apo mund t’i shikosh në internet. Mendoj se çmimi prej 5 eurosh është shumë i lartë", mendon Ardiana.

Por, ka edhe nga ta që botën e artit e shohin më ndryshe. Miranda Kokula, 24-vjeçare, studente në Fakultetin e Filologjisë, thotë se më atraktive janë ekspozitat, dhe më rrallë e viziton teatrin, derisa kinemaja thotë se është dëmtuar shumë nga pirateria dhe nuk vizitohet shumë.

“Kinemanë e vizitoj shumë rrallë ose hiç, për shkak se pirateria e ka bërë të veten. Me 1 euro mund ta blesh cilindo film dhe ta shikosh në shtëpi. Mendoj se pirateria e ka dëmtuar shumë kinemanë . E vizitoj teatrin, por jo shpesh, ndoshta për shkak të dinamikës së ditës, edhe pse e pëlqej teatrin. Por, në Teatrin Kombëtar shumë pak jepen premiera, kështu që mendoj se edhe kjo është një arsye që nuk e vizitoj. Në ekspozita jam më e pranishme, se ndoshta edhe rrethohem me miq nga sfera e artit”, thotë Miranda.

Ndërkaq, Ermira Kosumin e takuam afër kinemasë. Ajo kishte marrë tre fëmijë nga familja e gjerë dhe kishte vendosur ta vizitojë Kinemanë “ABC” në Prishtinë.

Por, ajo tha se çmimi prej 20 eurosh, për katër persona sa kishte paguar për të parë një film, sipas saj, ishte shumë i lartë.

“Për t’i tërhequr gjeneratat e reja, duhet t’i lirojnë çmimet e biletave. Për shembull në Teatrin ‘Dodona’ paguhet bileta 1 euro, derisa në kinema 5 euro, për ta shikuar një film. Mendoj se është e pakuptimtë. Mendoj se çmimi i biletës duhet të jetë shumë më lirë dhe të bëhen organizime të shkollave, me të rinj, pasi që është shumë mirë që fëmijët të mësohen të shkojnë në kinema”.

“Xhepi i kosovarëve nuk besoj se e përballon që të shkohet shpesh në kinema. Unë, personalisht, kam shkuar me 3 të rinj që vetë i kam ftuar dhe çmimi për 1 orë sa qëndruam aty ishte i tepërt”, shprehet Ermira.

Me gjithë vizitorët jo të shumtë, Kinemaja “ABC” në Prishtinë, vazhdon të shpalosë premiera të shumta në formatin digjital, si dhe në formatin 3D, gjithnjë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shikuesve dh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat