Përzgjedhen projektet për Skenën e vogël të Teatrit Kombëtar

Kultura

Përzgjedhen projektet për Skenën e vogël të Teatrit Kombëtar

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:12

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të TKK-së, janë propozuar nga udhëheqësit e këtij institucioni konceptet e aplikuesve të programit “Skena e vogël e vogël” me ç’rast janë miratuar nga këshilli drejtues katër nga këto koncepte për t’u realizuar gjatë vitit 2016 në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar.

'Ky është një program i veçantë nëpërmes të së cilit ofrohet mundësi për artistët e lirë, veçanërisht për krijuesit e rinjë, të realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike dhe si i tillë, ka rezultuar të jetë i suksesshëm në vitin 2015 duke u bërë kështu një mundësi për dramaturgët, regjisorët dhe aktorët e rinjë. Me anë të këtij programit Teatri Kombëtar i Kosovës ka për qëllim që t’i mbështesë idetë kreative, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës, duke kontribuar kështu në prodhimtarinë teatrore në përgjithësi, por që mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni.

Projektet e miratuara për këtë vit janë:
“Pranë Detit” nga Slawomir Mrozhek; regjia: Bashkim Ramadani
“Hamletmachine” nga Heiner Muller; Regjia: Hana Qena
“Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur”(titull pune) nga Idlir Azizi: Regjia Alban Beqiraj

“Shtëpia pa dritare” nga Saimir Gongo; Regjia: Besim Ugzmajli', thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat