Fifty Shades Of Black”, premierë në ABC

Kultura

Fifty Shades Of Black”, premierë në ABC

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 07:46

Komedia e filmit “Fifty Shades Of Black”, i cili është një parodi e filmit “Fifty Shades of Grey” që u shfaq në vitin 2015 do të prezantohet me premierë në Kinemanë ABC të enjten, në ora 22:00, dhe në të njëjtin termin do të shfaqet edhe në ditët në vijim, për sa do të jetë në repertor ky film.

Filmi është me regji të Michael Tiddes dhe me rolet e tyre në këtë film luajnë: Marlon Wayans, Kali Hawk, Jane Seymour, Fred Willard, Mike Epps, etj. Është kjo një komedi erotike, romantike me shumë takime e peripeci rinore nga dhoma e z. Blek. Një student i ri i papërvojë takohet me një afarist të pasur, i cili e tendos miqësinë e tyre me përvojën e tij seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat