“Burrnesha” shqiptare, në jurinë ndërkombëtare të Berlinales

Kultura

“Burrnesha” shqiptare, në jurinë ndërkombëtare të Berlinales

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 17:17

Alba ka luajtur në disa filma nëpër Evropë, përfshirë “What More Do I Want” dhe “Bliss”, ishte Shooting Star në Gjermani dhe së fundmi ka luajtur rolin kryesor në filmin “Burrneshat” me regji nga Laura Bispuri.

Alba Rohrwacher, një prej aktoreve kryesore në Itali momentalisht, do të jetë pjesë e jurisë së garës ndërkombëtare në Festivalin e Filmit në Berlin, kryesuar nga e madhja Meryl Streep.

Alba ka luajtur në disa filma nëpër Evropë, përfshirë “What More Do I Want” dhe “Bliss”, ishte Shooting Star në Gjermani dhe së fundmi ka luajtur rolin kryesor në filmin “Burrneshat” me regji nga Laura Bispuri, tregim mbi burrneshat shqiptare ndër vite, gratë që shndërrohen në burra për arsye të ndryshme, kryesisht shkaku i familjes dhe mungesës së fuqisë punëtore në shtëpi. transmeton Kultplus.

Filmi Burrnesha, ka marrë pjesë në festivalin e Berlinit 2015, më pas në shumë festivale të rëndësishme dhe ka fituar çmime në Festivalin e Hong Kongut, Tribeca, San Francisco, Ortigia, si dhe ka marrë pjesë ne Afi Los Angeles, Londër dhe është shfaqur në më shumë se 30 vende të botës.

Në konkurrencën ndërkombëtare në Berlinale janë mbi 25 filma të ndryshëm, me regjisorë të famshëm si Jean Luc Godard, Sidney Lumet, Konrad Wolf, Agnès Varda, Milos Forman, François Truffaut, Ang Lee, Clint Eastwood, Martin Scorsese, Joel & Ethan Coen, Richard Linklater, Baz Luhrmann, Robert Altman e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat