Mësime jete nga Mark Aureli

Kultura

Mësime jete nga Mark Aureli

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 19:51

“Meditimet” e perandorit romak Mark Aurelit konsiderohet si një monument i filozofisë. Më poshtë kemi zgjedhur disa nga frazat më të fuqishme e frymëzuese të Mark Aurelit.

“Mbaj mend se ti ke pushtet mbi mendjen, jo e anasjella”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua”.

“Çdo gjë që dëgjojmë nuk është fakt, por opinion. Çdo gjë që shohim nuk është e vërtetë, por perspektivë”.

“Mos e harxho kohën tënde duke argumentuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Thjesht bëhu i tillë”.

“Gëzo bukurinë jetës. Shiko yjet dhe vrapo me ta”.

“Prano gjërat dhe dashuro njerëzit me të cilët të lidh fati, por bëje me gjithë zemër”.

“Kur zgjohesh në mëngjes, mendo se çfarë privilegji është të jesh gjallë, të mendosh, të gëzosh, të dashurosh”.

“Hakmarrja më e mirë është të bëhesh e kundërta e atij që të ka lënduar”.

“Njeriu nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por mosgëzimit të jetës”.

“Mos u shqetëso për të ardhmen. Nëse është e shkruar do ta takosh, i armatosur me të njëjtën arsye me të cilën përballesh me të tashmen”.

“Shpesh kam vrarë mendjen se si është e mundur që njeriu e do veten më shumë sesa të gjithë njerëzit e tjerë bashkë e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten sesa opinionit të të tjerëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat