“Babai” shfaqet në Suedi

Kultura

“Babai” shfaqet në Suedi

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 07:57

Një nga filmat e Kosoves më të suksesshëm të kohës së fundit, “Babai”, i regjisorit Visar Morina, do të prezantohet para publikut në Suedi.

Ekipi i filmit, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook, njoftojnë se të gjithë ata që jetojnë në Goteborg ose afër tij, do të kenë mundësi ta shohin filmin më 1 dhe më 7 shkurt.

“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të 90-ta.

Filmi është koproduksion gjermano-kosovar. Tashmë në bagazhin e tij ka shumë çmime ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat