“Agnus Dei” fiton tri çmime në festivalin anglez

Kultura

“Agnus Dei” fiton tri çmime në festivalin anglez

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 00:00

Filmi nga Kosova “Agnus Dei” me skenar dhe regji te Agim Sopit, është shpallur fitues absolut në festivalin prestigjioz “North Wales International Film Festival”, i cili sapo ka përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar në Angli.

Ne Festivalin që mbahet në vendlindjen e legjendave, Merlin e Mbretit Arthur, filmi ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin kryesor si Filmi më i mirë, ‘Best pictures’, Agim Sopi është shpallur si regjisori më i mirë, ‘Best Director’, kurse çmimi i tretë ka shkuar për kompozitorin Mendi Mengjiqi, ‘Best music and soundtrack’.

Me këto suksese, Agnus Dei radhit pas vete 61 çmime, të fituara në të katër anët e globit, duke qenë pjesë zyrtare e më shumë se 140 festivaleve dhe duke u shikuar nga më shumë se 120 mijë spektatorë të zgjedhur nga e mbarë bota.

“Gjatë muajve në vijim, filmin ‘Agnus Dei’ e presin edhe shumë evente të shumë metropoleve botërore”, thuhet në faqen zyrtare të këtij filmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat