U hodh valle e u këndua këngë me çifteli në “Folk Flaka” në Gjilan

Kultura

U hodh valle e u këndua këngë me çifteli në “Folk Flaka” në Gjilan

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 17:48

Sivjet, qyteti i Gjilanit ka gumëzhuar nga shumë aktivitete kulturore në muajin janarit, të cilat aktivitete e hijeshuan këtë qendër të Anamoravës me këngë e valle burimore nga shumë ansambleve të meseve tona. Andaj, Teatri i Gjilanit, në muajin janar ka pasur “dasmë” nga aktivitete të ndryshme kulturore, gjë që ka ndikuar edhe në orientimin e qytetarëve pandërprerë që ti mësyejnë kësaj dere të artit dhe kulturës. Gjatë natës së mbrëmshme në këtë institucion, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, ka kumbuar daullja, është hedhur valle e këngë me çifteli, duke u prezantuar vlera folklorike që ua kushtuan heronjve dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Me këtë rast kryetari Haziri, në fjalën e tij ka i ka dhënë mbështetje folklorit dhe dhe vlerave të pasura që ka Gjilani në këtë fushë, duke garantuar që kjo do të jetë pasuri shtesë në manifestimin “Flaka e Janarit” edhe gjatë të ardhmes.

“Folklori në Gjilan është pjesë e pasur e kulturës muzikore, që është ruajtur e bartur brez pas brezi. Ky element është pasurim edhe më i madh i “Flakës së Janarit” e posaçërisht i pjesës muzikore. Mbështetja e Komunës së Gjilanit përherë do të jetë edhe më e fuqishme gjatë të ardhmes sepse gjithçka që është kulturë, dhe që ruan apo ndikon në pasurimin e kulturës gjilanase do të ketë mbështetjen e Komunës”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndryshe, në këtë mbrëmje kanë prezantuar ansamble të ndryshme nga Gjilani dhe qytete të tjera të Kosovës, të cilët kanë sjellur para publikut valle të ndryshme burimore, sikur edhe këngë patriotike në kujtim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat