Hapet në Gjirokastër "Shtëpia Kadare"

Kultura

Hapet në Gjirokastër "Shtëpia Kadare"

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 17:07

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër hapi dyert për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, tashmë si një objekt tërësisht i rindertuar.

Me statusin e Monumentit të Kulturës, shtëpia në lagjen “Palorto”, vjen në 80 vjetorin e lindjes së Kadaresë, e rindertuar me mbështetjen teknike dhe financiare të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës.

Kjo shtëpi është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjate sezonit turistik të kaluar edhe pse ka qenë në restaurim. Nga trajtimi arkitektonik, banesa është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues, përkrah edhe mjaft objekteve të tjera me vlerë.Tani shtëpia Kadare do të jetë një qendër kulturore që do të menaxhohet në bashkëpunim nga bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës, si një rezidencë, një vend ekspozitash e muzike.Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, si dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, morën pjesë në ceremoninë e organizuar ku të pranishëm ishin dhe Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, familjarë dhe të afërm të shkrimtarit Ismail kadare, si dhe personalitete të kulturës, në vend.Të gjithë ishin miq në Odanë e Madhe të shtëpisë, ku ndër të tjera ishin të ekspozuara edhe objekte origjinale të shtëpisë së Kadaresë, mes të cilave djepi i lindjes, mangalli i shtëpisë dhe një sënduk.Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, duke uruar mirëseardhjen, lexoi letrën përshëndetëse të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ruan një mirënjohje të veçantë për qytetin e lindjes.Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, u shpreh se kjo shtëpi me vlera muzeale është një qendër e rëndësishme kulturore, jo vetëm për Gjirokastrën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat