Shkencëtarët e rinj testuan njohuritë në olimpiadën MAC

Kultura

Shkencëtarët e rinj testuan njohuritë në olimpiadën MAC

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 11:50

Nxënësit e kolegjeve Mehemt Akif në Kosovë patën mundësinë të testonin njohuritë e tyre në fushën e shkencave natyre dhe shoqërore duke marrë pjesë në olimpiadën MACPROJECT e zhvilluar nga Institucionet Gulistan Kosova.

Me mbi 250 projekte me dhjetra nxënës konkuruan gjatë 2 ditëve në fushat e Dizanji Industrial; Mjedis; I.T dhe Shkencat Shoqërore. Gjatë olimpiadës që u zhvillua në ambientet e shkollës private International School Prishtina (ISP) projektet u vlerësuan nga një grup profesorësh të fushave përkatëse.

Vlen të theksojmë faktin se shumë nxënës kishin marrë si bazë gjëndjen dhe problematikat e Republikës së Kosovës dhe me idetë e tyre shpalosën projetet se si mund ti zgjidhin këto probleme.

Por në projektet e shumta kishte dhe nga ato ide që në të ardhmen mund të bëhen projekte ndërkombëtare. Vesa Zeneli dhe Enes Hardoviq duke falenderuar shkollën Mehmet Akif për kushtet e përshtatshme shpjeguan se projekti i tyre mund të kontribonte në trafik. Dy nxënësit kishin formuar një sensor që mund të fiki dritat e gjata në mënyre automatike të automjeteve gjatë natës. Nxënësit shpjeguan se " Duke e vendosur sensorin në automjet atëherë në momentin që dritat e makinës të makinës në anën e kundërt bien në kontakt me automjetin tonë sensori i fik automatikish dritat e gjata duke mos ndikuar të vozitësi përballë"

Shpallja e çmimeve fituase u organizua me ceremoni ku morën pjesë Ministri i Drejtësisë të Kosovës Hajredin Kuqi, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Drejtori i Përgjithshëm i Mehmet Akif Mustaf Erdem, mësues dhe prindër të nxënsëve.

Gjatë ceremonisë disa nga nxënësit performuan me këngë popullore bashkëkohore dhe valle të shumta. Gjithashtu një mesues ju tregoi të pranishmëve disa eksperimente kimike.

Vitin e kaluar nxënësit nga Kosova u kthyen me medalje të arit nga olimpiada që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat