Haziri kërkon nga Prishtina e Tirana që ta mbështesin manifestimin mbarëkombëtar

Kultura

Haziri kërkon nga Prishtina e Tirana që ta mbështesin manifestimin mbarëkombëtar

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 11:16

Mbrëmë është bërë mbyllja e manifestimit shumkulturor “Flaka e Janarit 2016”, me “Fest Flakën”, që deri më tani tradicionalisht organizohet në nderim dhe përkulje për heronjtë dhe dëshmorët, që kanë rënë për liri.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar, i cili është vlerë e madhe kulturore për dy shtetet shqiptare.

“Qytetaria e Gjilanit këto ditë i dha epitetin qytetit tonë, Kryeqytet kulturor i shqiptarëve. Me “Festë Flakën”, sonte e përmbyllëm në mënyrën më të mirë manifestimin shumëkulturor, mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2016”. Ky është muaji i përkuljes së të gjallëve ndaj veprës dhe sakrificës së atyre, të cilët, dëshmuan se si duhet atdheu”, than ë fjalën e tij kryetari Haziri.

Ai ka thënë se ishin heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët na mësuan që të mos e pranojmë robërinë. Shpreh krenarinë dhe falënderimin tim për të gjithë ata që punuan dhe bënë që ky manifestim të marrë përmasa kaq madhështore. Ka ardhur koha që dy Ministritë e Kulturës, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të zgjohen nga gjumi dhe ta mbështesin këtë manifestim mbarëkombëtar të shqiptarëve./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat