Puna prej zdrukthëtari e shtyri të bëhet skulptor

Kultura

Puna prej zdrukthëtari e shtyri të bëhet skulptor

Nga: Adem Lushaj Më: 31 janar 2016 Në ora: 18:55

Kishte filluar zejen e tij prej zdrukthëtari, por dashuria për zanatin e tij dhe talenti ka bërë që të bëhet skulptorë që ia kanë lakmi edhe shumë koleg të tij profesional. haxhi Gjoni nga Peja, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme dhe pa mundësinë për studime të mëtejme, kishte filluar të punon si mjeshtër druri në zdrukthëtari, për të mbajtur familjen e tij, mirëpo me kohën bëhet ndër skulptorët e shquar të kësaj ane, ku fillimisht punimet e tij janë skulptura në miniaturë.

“Pasi kisha mbaruar shkollën e mesme në Gjimnazin "Bedri Pejani", fillova të punoj si zdrukthëtar, apo si mjeshtër për përpunimin e drurit masiv”, nis rrëfimin e tij Haxhiu, i cili njofton se punimet nga druri nuk ishin shumë të pëlqyeshme nga qytetarët, gjë që ishte shtyrë të mendon për ndonjë profesion tjetër më frytdhënës dhe që i mungon Kosovës. “Fillimisht fillova si skulptor në miniaturë, duke përdor gurë natyral, të çmuar dhe gjysmë të çmuar, por edhe byzheteri të veçanta”, shprehet Gjoni, që tregon e tëra ka filluar në vitin 2011, e ndërkohë ka sqaruar edhe veç e veç për punimet e tij.

Ai ka prezantuar disa nga punimet e shumta si, hyjnesha në fron e punuar në kristal, punim në gurë Serpentine (gurë zjarri), pastaj punim i kushtuar luftës në Kosovë, duke paraqitur okupimin shekullor, vrasjet e deri te liria. “ Kam punime të shumta duke përdorur lloje të ndryshme të gurëve, ku do veçoj punimin Jaguari i zi, pastaj profil femre, medaljon dhe lloje tjera të skulpturës që janë të veçanta për qytetarët e Kosovës”, ka nënvizuar skulptori Haxhi Gjoni, duke shpresuar se punimet e tij do zënë vend të merituar te njerëzit e artit dhe qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat