Artisti projekton botën në 4 mijë metra katrorë tokë, s’harron Shqipërinë (Foto)

Kultura

Artisti projekton botën në 4 mijë metra katrorë tokë, s’harron Shqipërinë (Foto)

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 00:07

Artisti Soren Poulsen, ka bërë një vepër arti, duk projektuar shtetet e të gjithë botës në një sipërfaqe të vogël toke. Atij i janë dashur 25 vjet punë që të bëjë hartën e botës.

Në projektin e tij nuk mungon as Shqipëria, sepse Poulsen ka vendosur flamurin tonë kombëtar.
Vepra është bërë përgjatë brigjeve të liqenit Klejtrup të Danimarkës.

Projektimi i botës në vetëm 4 mijë metra katrorë, është bërë një vend joshës për turizmin.
E gjitha lindi kur Poulsen po punonte për drenazhimin e një kanali kullues përreth tokës së tij.

Ai gjeti aty një shkëmb në formën e Jutlandit, dhe pas kësaj i nisi ideja që të ndërtonte botën në miniaturë.

Puna nisi në vitin 1943 dhe përfundoi në vitin 1968. Një vit më pas artisti vdiq.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat