Publikohet traileri i filmit për Nënë Terezën (Video)

Kultura

Publikohet traileri i filmit për Nënë Terezën (Video)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 18:53

Nëse nuk e keni dëgjuar historinë e Nënë Terezës më përpara, ose në qoftë se e njihni atë, dhe doni të frymëzoheni nga braktisja apo vetëmohimi i pasurisë për të plotësuar vullnetin e Perëndisë, atëherë duhet të shihni këtë film.

Ky është përshkrimi i trilerit të filmit më të ri për shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza. Filmi i titulluar “Letrat”, jep historinë e një femre me një shpirt të madh sakrifice. Juliet Stevensonështë aktorja që ka veshur kostumin për të luajtur rolin e Nënës Terezë të Kalkutës:

"Po xhiroja me sarin e famshëm të bardhë dhe me vija të kaltra”, ka thënë Stevenson për “Observer”. Njerëzit afroheshin, përkuleshin dhe preknin sarin. Në Indi ajo ende nderohet. Ajo mori me mijëra njerëz nga rruga dhe u kujdes për ta”, ka thënë aktorja.

Filmit flet për letrat sekrete të Nënës Terezës, të publikuara në vitin 2007, ku shpalosen krizat e saj me besimin dhe me ndjenjën se Krishti e ka braktisur. Larg nga dëmtimi i reputacionit të saj, letrat janë “një argument për shenjtërimin e saj”. “Ajo ka bartur ndjenja personale. Ajo mbajti gjallë besimin e saj dhe vazhdoi punën në emër të Zotit”, ka thënë Stevenson.

Filmi do të shfaqet nga data 5 dhjetor në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat