Zef Mulaj boton në italisht romanin policesk, “Sguardo oltre i confini”

Kultura

Zef Mulaj boton në italisht romanin policesk, “Sguardo oltre i confini”

Nga: Nga: Prof.Murat Gecaj Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:44

1.
Kohët e fundit, dr.Zef Mulaj botoi librin e katërt të tij në gjuhen italiane, me titullin “Squadro oltre i confini-Le porte oscure del traffico umano”-

“Vështrim përtej kufijëve”(Porta të errta, me trafikime njerëzore). Këtë roman policesk e ka venë në qarkulim Shtëpia Botuese “

Kimerik”-në Siena të Italisë. Tematika e librit është imigracioni i paligjshëm, ku gratë dhe fëmijët hyjnë në rrjetin e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në veprën e re të Zef Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, dedektivin Gjorgjio, me detyren e agjentit të antikrimit dhe plot entuziazem, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja në luften kunder krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën ideologjike ndaj çdo krimi dhe dënimin e korrupsinit, një nga plagët më të thella të shoqërisë së sotme.

Ai është një himn për bashkëkombasit e autorit, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Për ta realizuar secili ëndrrën e tij. Gjithashtu, i jepet përgjigje pyetjes: Çfarë i shtynë ata që ta braktisin vendin e tyre? Në libër mesazhi i rikthimit të vlerave njerëzore, shumë të munguera në kohën e sotme, në mbare botën njerëzore.

Është individi, ai që ende beson në vlerat e caktuara njerëzore dhe që lufton me guxim për t’i ndihmuar të tjerët. Diasa nga veçoritë e këtij romani janë: Dialogu i zhdërvjelltë, thjeshtësia e stilit, përdorimi i frazave të shkurtëra, ngjarjet dramatike të ndërthurura njëra me tjetren dhe përdorimi i shkathët i fjalës së drejtpërdrejtë.

Konfliktet dhe ngjarjet rrjdhin nga vetë realiteti i sotëm në jeten e imigracionit, ku shprehet hapur konflikti dramatik i krimit të organizuar. Flitet per prostitucionin e droga dhe njeriun e zhvleftësuar, aq shumë i përhapur në boten e sotme. Me sa dimë, në këtë roman është ndër rastet e rralla, në mos të vetme, që një personazh dedektiv, me origjinë shqiptare, gjendet në skenën botërore, si misionar në luftën kundërkrimit ndërkombëtar.

2.
I.-Publikimet e autorit Zef Mulaj, në gjuhen shqipe janë:
1.“Emër që lind diellin”, poezi, ShB “Erik”, Tiranë, 2004.
2. “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, ShB “Kristalina KH”-Tiranë,2006.
3. “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, ShB “Weso”, Tiranë, 2008.
4. “Imazh”, roman, ShB “Weso”, Tiranë, 2010.
5.“Memory-Jetë e thyer”, roman, ShB “Filara”, Tiranë, 2012.
6.“Lulet e shpirtit”, poezi në Haiku, ShB“Filara”, Tiranë, 2012.
7. “Hëna, nuse e poetit”, poezi, ShB “Edlora”, Tiranë, 2015.
II.-Publikimet në gjuhën italiane:
1. “Prendi per mano la mia ombra”, poesi, tradotto in italiano, albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.
2. “Altri occhi all’orizzonte”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2012.
3. “Pieni di sogni i fi umi”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2014.
4. Sguardo oltre i confini /le porte oscure del traffico umano/, ShB “Kimerik”, Siena, 2015


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat