Kori i Burrave shenon jubileun e 50-të, si dhe kremtohet ditëlindja e 70-të e akademik Rauf Dhomi

Kultura

Kori i Burrave shenon jubileun e 50-të, si dhe kremtohet ditëlindja e 70-të e akademik Rauf Dhomi

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:56

Aktivitetet kulturore të organizuara nga Komuna e Gjakovës në shënim të Ditës së Flamurit, sonte është përmbyllur me koncertin jubilar, të pesëdhjetin të Korit të Burrave të Gjakovës, si dhe me kremtimin e shtatëdhjetëvjetorit të kompozitorir dhe akademikut të shquar, Rauf Dhomi.

Në këtë aktivitet që është mbajtur nën patronatin e kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, ka patur për mysafirë edhe grupe korale nga Shkodra dhe Tetova, ndërkohë që për rrugëtimet dhe sukseset e arritur, sidomos në kohërat më të vështira, kryetarja Mimoza Kusari Lila, para se të ndante mirënjohje për akademikun Rauf Dhomi dhe Korin e Burrave të Gjakovës, është shprehur se kur kishte kandiduar për kryetare, kishte menduar se si do të arrinte të ruante vlerat e krijuara me vite dhe decenie në Gjakovë.

Grupet e pranishme korale kanë interpretuar këngë me motive të ndryshme, kryesisht me motive kombëtare që përkonte edhe me 28 Nëntorin, ku para njëqind e tre viteve u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat