​Për nder të festave të Nëntorit në Skenderaj ekspozohen piktura me motive kombëtare

Kultura

​Për nder të festave të Nëntorit në Skenderaj ekspozohen piktura me motive kombëtare

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:14

Me rastin e festave te Nëntorit në Skenderaj u hap ekspozita e pikturave me motive kombëtare Shqiptare. “Jepu jetën gjerave të bukura”, kështu e titullon ekspozitën artistja Teuta Hasangjekaj. Ekspozita e saj u hap në shtëpinë e kulturës në Skenderaj.

Teuta (Beqiri) Hasangjekaj është një krijuese që kudo nëpër punimet e saj gjen gjurmët dhe detajet e bukura të motiveve kombëtare shqiptare.

Punimet e fundit të saj janë të ndara në 4 seri: Veku, Valltaret, Nuset dhe Kroi. Teuta sjell të kaluarën në një dimension të ri, vekun e sjell në një frymë të re, përtej asaj që shihet. Gra me veshje të bukur, me pamje fisnike që nëpërmjet formave dhe ngjyrave të shpirtit e kthejnë të kaluarën në një dritë të re. Në vek ato jo vetëm që endin penjtë, por aty derdhin dashurinë për jetën, endin bukurinë e drunjve, zogjve, luleve. Në pikturat e saj, nëpërmjet lojës së ngjyrave, artistja nxjerr në pah bukurinë e gruas shqiptare por edhe forcën e cila i karakterizon ato.

Ekspozitën e hapi drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj Hajriz Koci ndërsa një fjalë rasti mbajti deputetja Ganimete Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat