Aktori Artur Gorishti ekspozon 70 piktura në Galerinë e Arteve (Foto)

Kultura

Aktori Artur Gorishti ekspozon 70 piktura në Galerinë e Arteve (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:00

Aktori i njohur Artur Gorishti do të çel më 29 Nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë pikture. I njohur për marrëdhëniet me artet figurative me fotografinë bardhë e zi, kolazhet dhe performancat e ndryshme, Artur Gorishti sjell të parën eskpozitë të penelit në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Artisti thotë se kjo eskpozitë vjen pas një dileme 25-vjeccare me veten, nëse duhet të vazhdojë pasionin e pikturës apo jo. Duke i lënë vetes kohë të komunikojë me artdashësit dhe publikun, veprta e tij morën vlerësimin e një arti të mirë. Në këtë eskpozitë personale, mes krijimtarisë që ka bërë gjatë viteve, Artur Gorishti ka preferuar të zgjedh 70 vepra për eskpozitën.

Ekspozita do të nis me “Breath”-“Frymëmarrje”, imazhi i filmit që u vlerësua si filmi më i mirë debutues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Përveç punimeve me penel nuk mungojnë në këtë ekspozitë edhe vepra me teknika të ndryshme. Ekspozita do të jetë e vizitueshme deri në 10 dhjetor.

Krijimet e Gorishtit, janë brendia individuale e tij, e cila shpaloset si fletë libri, si një fjali, apo fjalë e shkruar nga një dorë që vërshon krejtësisht e lirë. Duket sikur pa qënë e planifikuar, shqetësimet, humbjet, “errësira” që ka përjetuar ai si njeri, janë përkthyer në këto punë ku ndihet e vërteta, drita dhe optimizmi. “Ajo që e bën konkrete veprën time, nuk është të menduarit se jam artist, por të qënit i përulur përpara fjalës së madhe ART, i përulur me dyshime dhe i brishtë si fëmija”, thotë Gorishti. Tensioni i brendëshëm që shoqëron atë, enigma, mosdeklarimi i tij si artist, e karakterizojnë Gorishtin edhe në aktrim e regji.

Pas çeljes së ekspozitës në orën 18.00, në GKA do të projektohet filmi i realizuar nga Artur Gorishti “Breath”, i cili u vlerësua si filmi më i mirë debutes me metrazh të shkurtër në edicionin e 13-të të TIFF, e që do të konkurojë në disa festivale të rëndësishëm në Europë.

Artur Gorishti lindi në vitin 1962 në Tiranë. Në vitin 1982 u diplomua për topografi, por një vit më vonë nisi studimet për aktrim në Ish- Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Po në vitin 1983 nisi edhe kariera e tij artistike si aktor, ndërsa sot numëron rreth 40 role. Pasioni për fotografinë nis në fillim të viteve 2000, duke e bërë Gorishtin protagonist në disa konkurse dhe ekspozita fotografike. Prej vitit 2005 jeton në Montreal, Kanada, ku ka aktruar në disa prodhime kinematografike dhe televizive. Në vitin 2013 botoi librin me tregime “Dyert”, të cilat ka nisur t’i realizojë në pelikul si skenarist dhe regjisor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat