Fjollat e para të borës, lajmëtaret e festivalit “50 poezi për borën”

Kultura

Fjollat e para të borës, lajmëtaret e festivalit “50 poezi për borën”

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:19

Fjollat e para të borës që ranë në Prishtinë, për këtë stinë, janë lajmëtaret e datës së mbajtjes së festivalit ndërkombëtar të poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën).

Ky festival i përvitshëm, pa buxhet, organizohet që nga viti 2012 në qiell të hapur në natën e borës së parë. Këtë vit, Prishtina i prinës listës së qyteteve ku organizohet festivali, pasi qytetet e tjera, mes tyre, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, edicioni i parë i festivalit “50 Poems for snoë” në Prishtinë, organizohet sonte (27 Nëntor 2015) , më fillim në ora 21:00.

Nëerrësirën dhe borën e kopshtit të Soma Book Station, sjellin bukurinë e fjalës: Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshidhe Ndriçim Ademaj. Krahas poezive të tyre, poetët do të lexojnë vargje nga poetii zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi(1207-1273), të cilit i përkushtohet festivali këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat