Muhamet Ahmeti, fitoi çmimin e parë në ekspozitën “28 nëntorit-Dita e Flamurit”

Kultura

Muhamet Ahmeti, fitoi çmimin e parë në ekspozitën “28 nëntorit-Dita e Flamurit”

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:11

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nga shoqata e artistëve figurativ “Zef Kolombi” sonte në Ferizaj, u hap ekspozita “28 nëntorit-Dita e Flamurit”.

Në këtë ekspozitë ishin të paraqitura rreth 100 punime nga të gjitha zhanret e artite të prezantuara nga të gjitha trevat shqiptare. Punimet e tyre i paraqitën 55 artistë, ndërsa punimet e tyre janë vlerësuar edhe nga juria profesionale e cila përbehej nga Suad Rama profesor i pikturës në Universitetin e Prishtinës, Ibadete Avdiu skulptore si dhe Liridon Sefedini piktor.

Juria vlerësoi me vendin e parë piktorit Muhamet Ahmetin, në vendin e dytë u renditën Lebibe Topalli dhe Naim Spahiu,ndërkaq vendi i tretë i takoiAgim Islamajnë skulpturë.

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Gani Bytyqi, i cili vlerësoi tejet lartë organizimin e kësaj ekspozitë si dhe pjesëmarrjen e artistëve në këtë festë të madhe.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa , ka përgëzuar të gjithë komunitetin e artistik në veçanti shoqatën “Zef Kolombi”, për organizimin e ekspozi tave të tilla.

“Një shoqatë me traditë jashtëzakonisht shumë të frytshme të komunikimit përmes pikturës, skulpturës dhe arteve të tjera,të cilët kanë ndikuar jashtëzakonisht në kultivimine vlerave artistike të shprehura përmes artit. Jo të gjitha brezat kanë pasur rastin që të komunikojnë lirshëm në mes vetin dhe në mënyrë artistike. Brezi im nuk e ka pasur këtë fat,por pas shkundjeve të vitit 1968 pjesa më e madhe e qytetarëve tanë,kanë pasur mundësinë që lirshëm të shprehin talentin dhe aktivitetin e tyre si përkushtim,dhunti të dhënë nga Zoti, por përtë kultivuar edhe përmes procesit mësimor”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë ekspozite i ka përshëndetur edhe kryetarja e shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi” Lebibe Topalli si dhe Muhamet Ahmeti i cili fitoi çmimin e parë në këtë ekspozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat