'Të kam lënë malin', në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Kultura

'Të kam lënë malin', në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:38

Është shpallur fituesi i konkursit”Shqipëria në Bienalen e Arkitekturës 2016”, që do të mbahet në Venedik dhe projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016 është “Të kam lënë malin”- “I have left you the mountain”, nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe Abake, shkruan kultplus.

Deri te finalja kishin arritur katër grupe, por më i miri sipas jurisë vlerësuese doli të jetë projekti “Të kam lënë malin”. Juria që ka vendosë për këto prezantime ka qenë në përbërje të: Elisabetta Terragni, Gëzim Qendro, Adelina Greca e Arta Dollani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat