Buxheti i 2016-s për Ministrinë e Kulturës (Dokument)

Kultura

Buxheti i 2016-s për Ministrinë e Kulturës (Dokument)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:55

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri me dije se buxheti i alokuar për 2016-n për institucionin që ajo drejton është 1,654,309,000 lekë.

Në relacionin mbi buxhetin, MK synon të vazhdojë përmbushjen e angazhimeve të përcjella në kuadër të programit të qeverisë.

"Pas reformave të thella strukturore në institucionet e kulturës dhe në trashëgimi, viti 2016 , do të jetë viti i implementimit dhe konsolidimit të një konteksti ligjor që favorizon mirëadministrimin e institucioneve të kulturës dhe rritjen e aftësisë së tyre për të përthithur fonde nga donatorët.

Gjithashtu viti 2016 do të jetë viti i konsolidimit të investimeve të rëndësishme në institucione të kulturës me vizibilitet dhe impakt të rëndësishëm në publik. Kjo do ta bëjë vitin 2016 për kulturën vitin e kantiereve të mëdha si asnjëherë më parë", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat