Portreti letrar i Sylejman Dërmakut, shkrimtar…

Kultura

Portreti letrar i Sylejman Dërmakut, shkrimtar…

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:51

Gjilan, 24 nëntor. "Vjeshta letrare e Gjilanit", në Gjilan, të shtundën, më 28 nëntor, do të shpalos potretin letrar të Sylejman Dërmakut, shkrimtar nga Prishtina. Këtë manifestim kulturor e organizon asociacioni ARC Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan, i udhëhequr nga Sabit Rrustemi, poet. Është një “festë” e dyfishtë, ku, në Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, në Gjilan, referohet e adhurohet fjala e bukur artistike për krijimtarinë letrare të Sylejman Dërmakut, shkrimtar, cili, gjer më tani ka botuar disa nga veprat letrare. Referues do të jetë Prof. Dr. Faik Shkodra e ndonjë tjetër. Manifestimi në fjalë mbahet në Sallën e KK të Gjilanit, ora 12:00.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat