Shoqata “Tradita” ua uron Ditën e Alfabetit

Kultura

Shoqata “Tradita” ua uron Ditën e Alfabetit

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 14:01

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, të gjithë shqiptarëve ua uron Ditën e Alfabetit, Kongresit të Manastirit.
Siç na rrëfen historia, 22 Nëntorit të vitit 1908 i parapriu një periudhë e gjatë e shoqëruar me sakrifica të panumërta të dhjetëra rilindësve tanë, të patriotëve shqiptarë të pushkës dhe penës, të cilët edhe përkundër rrethanave skajshmërisht të vështira, në vitin 1908, prej 14 deri 22 nëntor organizuan Kongresin e Manastirit, në të cilin morën pjesë 50 përfaqësues nga 26 qytete, shoqëri e klube nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësues të fesë islame, katolike, ortodokse, të gjithë të bashkuar rreth idealit kombëtar, për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Ndaj ne sot, u shprehim mirënjohjen më të thellë, të gjithë prijatarëve , burrave dhe grave që bënë historinë e historisë së Shkronjave të Arta, të gjuhës më të bukur në planet, Gjuhës shqipe.
Gëzuar Ditën e Alfabetit !
Me respekt,
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat