QMBI uron Ditën e Alfabetit

Kultura

QMBI uron Ditën e Alfabetit

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 21:55

Me rastin e Ditës së Alfabetit, Qendra për Miërkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) uron mbarë shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme të kombit. Urojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar dhe njerëzor.

Me këtë rast, ne si QMBI u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë, që theks të posaçëm të vënë në çështjen e arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, sepse vetëm kjo është garancë për një ardhmëri më të mirë dhe të shëndoshë. E themi këtë nga fakti, se viteve të fundit është vërejtur në masë të madhe një rënie e kualitetit të arsimimit dhe edukimit nëpër institucionet tona edukativo-arsimore.

Vlerësojmë se kjo ditë është e një rëndësie të veçantë edhe për shqiptarët e Maqedonisë, pasë parasysh se origjina e alfabetit tonë rrjedh nga kjo anë e shqiptarisë, gjë që na vendosë në shkallën më të lartë të përgjegjësisë, përkushtimit dhe angazhimit drejt ngritjes tonë si popull në të gjitha trojet tona etnike.

Muhamed Murtezi,
Kryetar i QMBI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat