“50 Poems for snow” edhe në Prishtinë

Kultura

“50 Poems for snow” edhe në Prishtinë

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 22:00

Për herë të parë në Prishtinë do të organizohet festivali ndërkombëtar i poezisë “50 Poems for snow’(50 poezi për borën).

Edicioni do të mbahet në kopshtin e Soma Book Station, ku për herë të parë të këtij festivali, poezitë do të lexohen nga Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi dhe Ndriçim Ademaj.

Ky festival është festival ndërkombëtar që organizohet çdo vit në qiell të hapur në natën e borës së parë. Tre poetë lexojnë poezitë e tyre, krahas poezive nga një poet i huaj , të cilit i përkushtohet festival, ku këtë vit ky festival do të i përkushtohet atij që njihet si poet i zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi (1207-1273).

“50 Poems for Sno” u themelua në Zagreb në vitin 2012 bazuar në idenë e Sasa Simpraga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat