10 filma nga Kosova synojnë Berlinalen

Kultura

10 filma nga Kosova synojnë Berlinalen

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 11:31

Në Zagreb të Kroacisë të enjten ka filluar shfaqja e filmave më të fundit të rajonit përpara selektorëve të Berlinales. Kjo ngjarje do të zgjas për tri ditë, ku prodhimet më të reja filmike do të shfaqen duke synuar pjesëmarrjen në edicionin e 66-të të Berlin International Film Festival, i cili është një nga festivalet më të mëdha në botë.

Filmat e metrazhit të gjatë që do të prezantohen në Zagreb, këtë vit bashkë me filmat nga rajoni ku do të shfaqen edhe 10 filma nga Kosova të cilët janë: “Home Sëeet Home” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari, “Eho e Heshtur” me skenar dhe regji nga Dren Zherka dhe ‘”Engjujt janë larg” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani

Kurse, filmat të metrazhit të shkurtër janë: “Fjala” me skenar nga Besian Hysaj dhe regji nga Ujkan Hysaj, “Treni” me skenar nga Selmon Beha dhe Jeton Rushiti dhe regji nga Selmon Beha, “Personazhi I” me skenar dhe regji nga Naim Berisha si dhe “Anestezion” me skenar dhe regji nga Noar Sahiti.

Pjesë e këtëtij prezantimi janë edhe 3 filma të animuar do të shfaqen këto ditë në Zagreb, bëhet fjalë për filmat: “Alone” nga Jeton Lakna, “Ncuk, Ncuk, Ncuk” nga Visar Arifaj dhe “Përtej” nga Nexhat Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat