Murakami fiton çmimin danez për letërsi

Kultura

Murakami fiton çmimin danez për letërsi

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 10:54

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami, është laureati i ri i çmimit më të rëndësishëm për letërsi që ndan shteti danez, çmimit “Hans Christian Andersen”.

Shkrimtari 66 vjeçar ka shitur miliona kopje të librave të tij nëpër gjuhë të ndryshme, në shumë vende të botës. Disa nga titujt e tij që mund të gjinden edhe në shqip janë “Pylli Norvegjez”, “E dashura ime Sputnik”, “Kafka në breg”, etj.

Çmimi, i emëruar sipas shkrimtarit të famshëm danez, ka vlerë 67,000 euro.

Fitues të më hershëm të këtij çmimi janë edhe shkrimtarët Paolo Coehlo në 2007, J.K. Rowling në 2010, Isabel Allende në 2012 e Salman Rushdie në 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat