Eliza Dushku nuk ndal së promovuari Shqipërinë (Foto)

Kultura

Eliza Dushku nuk ndal së promovuari Shqipërinë (Foto)

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 10:31

Aktorja shqiptare me famë botërore po përkujdeset që gjithnjë e më tepër për imazhin e kombit shqiptar.
Eliza Dushku nuk po rresht së promovuari të traditave dhe zakoneve shqiptare kudo që ndodhet.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale të Instagramit, të cilat janë shkrepur gjatë xhirimeve të filmit dokumentar “Dear Albania”, ku njëra ndër protagonistet kryesor është edhe vetë aktorja shqiptare.

Filmi po shfaqet me sukses nëpër kinematë më të mëdha amerikane, dhe ka zgjuar interesim edhe më të madh pas reklamës së bërë nga vetë aktorja.
Përveç Elizës në film shfaqet edhe balerini shqiptar me famë botërore Tony Dovolani, i cili shihet teksa kërcen nën ritmet e këngës shqipe.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat