U2 nderoi viktimat e Parisit me moton 'Më të fortë se frika'

Kultura

U2 nderoi viktimat e Parisit me moton 'Më të fortë se frika'

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 09:55

U2 nderoi viktimat e Parisit, gjatë koncertit në Belfast ku shfaqin Kullën Eiffel me mesazhin “Më të Fortë se Frika” duke kënduar “City of Blinding Lights” .

U2 ka nderuar viktimat e sulmit terrorist në Paris, të mërkurën mbrëma, duke kënduar “City of Blinding Lights”, në Belfast, ndërkohë që është shfaqur Kulla Eiffel me mesazhin – “Më të Fortë se Frika”.

“Refuzojmë të urrejmë, sepse dashuria kryen punë më mirë”, ka thënë Bono para publikut.

U2 kishte planifikuar të performonte në dy koncerte, në Bercy Arena në Paris, vikendin e kaluar. Të gjithë anëtarët ishin duke bërë provat, kur terroristët goditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes. Rock bendi irlandez ndodhej më pak se 4 kilometra larg nga vendi i masakrës – Salla e Koncerteve “Bataclan”, ku mbetën të vrarë 89 veta.

“Kjo është goditja e parë në muzikë, në këtë farë lufte kundër terrorizmit. Është aq tronditëse. Janë njerëzit tanë. Kam mundur të isha unë në atë mbrëmje muzike, ka mundur të jetë secili në atë vend. Kjo është thellësisht shqetësuese”, ka thënë Bono.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat