Hoti: Kosova ka trashëgimi të pasur dhe diversitet kulturor

Kultura

Hoti: Kosova ka trashëgimi të pasur dhe diversitet kulturor

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 16:51

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti sot në takim Alex Grigorev, kryetar i Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG) me seli në Nju Jork, si dhe zëvendëskryetarin, Shpetim Gashi me të cilët bisedoi rreth mundësisë së ndërtimit të një bashkëpunimi mes MKRS-së dhe CIG nëpërmjet projekteve konkrete.

Zëvendësministri Hoti falënderoi përfaqësuesit e CIG rreth kontributit që po japin në çështje të rëndësishme lidhur me procese të ndryshme në Kosovë, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë ndërkombëtar.

Ai theksoi se një bashkëpunim mes MKRS-së dhe CIG të mund të orientohej tek diversiteti kulturor, qoftë edhe nëpërmjet organizimit të takimeve mes përfaqësuesve të palës kosovare dhe asaj serbe, lidhur me diversitetin kulturor.

Zëvendësministri Hoti, krahas kësaj, propozoi që bashkëpunohet edhe në hedhjen në dritë të trashëgimisë tonë kulturore të periudhës së hershme historike, e që vendi ynë është shumë i pasur në këtë drejtim, ku deri më tani, janë gjetur me dhjetëra monumente të kishave paleo-kristiane, si dhe monumente tjera që janë shfrytëzuar nga banorët e këtyre trevave të asaj kohe.

Në anën tjetër, presidenti i CIG, Alex Grigorev, falënderoi zëvendësministrin Hoti për pritjen dhe shfaqi interesimin e tij rreth bashkëpunimit në fushat të cilat zëvendësministri i evidentoi, sidomos në rrafshin kulturor.

Grigorev e informoi zëvendësministrin Hoti për punën të cilën bën Këshilli që ai drejton, veçanërisht për kontributin për Kosovën, në organizimin e takimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe për të diskutuar rreth çështjeve të rëndësishme, siç është edhe normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

Që të dyja palët, u dakorduan që në një të ardhme të afërt, idetë e diskutuara t’i konkretizojnë nëpërmjet projekteve konkrete mes MKRS-së dhe CIG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat