“The Hatefull Eight” do të shfaqet në sallat e kinemave europiane duke filluar nga data 4 shkurt, por ndërkohë ai ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane.
Bëhet fjalë për më të fundit, dhe të shumepriturin film të Quentin Tarantino. Kësaj radhe regjisori i filmit “Hienat” dhe “Inglorius bastards” ka zgjedhur zhanrin western.
Pak vite pas përfundimit të luftës civile, një karvan i vogël gjendet i detyruar të ndalet në zemër të Yoming për shkak të një stuhie dëbore.
Pasagjeret, gjuetari i gjobave John Ruth( Kurt Russel) dhe e burgosura e Tij Daisy Domerge(Jeniffer Jason Leighs) po i presin në qytetin e Red Rock, aty ku Ruth, i njohur nga këto dhe si “The Hangman”, do të dorëzojë gruan në duart e drejtësisë.
Përgjatë rrugës, hasin dy burra të cilët ju bashkohen në rrugëtim.Teksa stuhia përplaset egersisht ndaj Malit, të katërt gjenden të detyruar të ndalen për të kërkuar një strehë pranë një bujtine ku duke i pritur në vend të pronares janë katër të panjohur.
I gjithë filmi shoqërohet nga muzika e Ennio Morricone.