Përgatitja për hartimet me shkrim

Kultura

Përgatitja për hartimet me shkrim

Nga: Mirushe Hyda Më: 17 nëntor 2015 Në ora: 14:41

Përgatitja për hartimet me shkrim

1.1.Fillimi i përgatitjes

1.2.Gjuha,stili,drejtshkrimi

1.3.Ana formale estetike

1.4.Korrigjimi i hartimeve me shkrim

1.5.Klasifikimi i gabimeve

1.6.Vlerësimi i hartimeve me shkrim

Pëgatitja për hartimet me shkrim

Hartimet me shkrim janë obligativë, prej klasës së tretë e deri në klasën e shtatë, ndërsa në klasën e tetë dhe të nëntë me sa orë është e përfshirë gjuha amtare. Sa orë duhet kushtuar hartimeve me shkrim në programet e sotme mësimore nuk është e caktuar. Është e definuar vetëm fondi i orëve për të shprehurit me gojë dhe me shkrim, por jo edhe sa prej tyre janë të parapara për hartimet me shkrim, (përgatitja, punimi dhe korrigjimi). Pa prëgatitje të mirë nuk ka hartim të mirë. Në përgatitjen e nxënësit duhet ta përvetsojnë materien të cilën e kërkon tema dhe të aftësohen ta përpunojnë me një gjuhë dhe stil të mirë.

1.1.Fillimi i përgatitjes

Pa një përgatitje serioze nuk mund të presim se do të na dalë hartimi i mirë. Pra rregullisht duhet t’i paraprijë përgatitje rrënjësore ku nxënësit duhet ta zotërojnë materien si në gjuhë, ashtu edhe në stil.

Përgatitja për hartimin me shkrim fillon prej caktimit të temës. Gjatë përcaktimit të temës arsimtari duhet që më parë të bëjë caktimin e një ose disa titujve të hartimeve me shkrim. Kjo mundëson që nxënësi të aftësohet që në punimin me shkrim ta japë atë që e kërkon programi, për punimin e materies ta ndiejë si fryt të punës së tij.

Nxënësi duhet ta njohë materien që e kërkon tema. Kur tema është nga mteriali, bëhet përsëritja e materialit dhe udhëzohen nxënësit për literaturën plotësuese dhe burime tjera. Nëse materiali kërkon të vëzhgohet, kjo duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, lexohen shkrimet e nxjerra nga revistat, tituj nga gazeta, frangmente nga memoaret dhe literatura përkatëse, vizitohet objekti duke bërë të gjithanshëm.

Në asnjë rast nuk bënë të shkruhet titulli në drrasë e të thuhet .. ,, shkruani çka të dini për këtë temë ?,,
Nxënësit duhet ta kuptojnë se hyrja ka për qëllim ta zbulojë temën.
Komponenta e dytë është përpunimi i gjithanshëm i temës, ndërsa përfundimi rrjedh nga përpunimi i temës.

Që nxënësit të bëjnë plan të mirë për hartim duhet ta zbulojnë dhe ta dallojnë të rëndësishmen nga ajo që është më pak e rëndësishme. Për vështrimin e literaturës theksohen katër rregulla:
- të vështrohet objekti në tërësi;
- pastaj pjesët e tij;
- objekti të vështrohet së bashku me rrethinën e tij;
- t’i ofrohet objektit dhe të vërehet çka përmban ai, cilat janë specifikat e tij.

1.2.Gjuha, stili, drejtshkrimi

Paralelisht me përgatitjet e tjera bëhet edhe përgatitja në stil dhe gjuhë.
Nuk është përvetësuar gjuha nëse është vetëm nga literatura, nxënësi duhet të kërkojë fjalë dhe shprehje të zgjedhura, që ta paraqesë gjendjen dhe ngjarjen sa më bukur. Fjalitë duhet të jenë të shkurtëra e të qarta.

Intervali prej njërit hartim deri në hartimin tjetër duhet të mënjanohen gabimet drejtshkrimore. Përveç angazhimeve të përgjithshme, arsimtari duhet të punojë individualisht, me nxënësit e caktuar. Ana drejshkriimore e hartimit është një element që duhet ta kemi parasysh gjatë notimit të përgjithshëm. Pa përvetsimin e drejtshkrimit nuk mund të kemi hartim të suksesshëm.

1.3.Ana formale estetike

Në fletoren për hartim me shkrim të dhënat për nxënësit duhet plotësuar pa gabime. Gjatë kohës së përgatitjes së hartimit me shkrim, hartimit të parë me shkrim, në vend të posaçëm nxënësit duhet t’i shënojnë udhëzimet e përgjithshme, për hartim të mirë dhe shenjat për korrekturë, të cilat do të përdoren gjatë punës, udhëzimet shënohen në fletën e parë. Duhet t’i kushtohet kujdes elementeve që vijojnë përkitazi me anën estetike të hartimit me shkrim.
Nën vijën e kuqe horizontale mbetet një vijë e zbrazët (në disa burime dy vija horizontale me ngjyrë të njëjtë sikur edhe faqet) dhe me fillimin e rreshtit të ri shënohet teksti që vijon.

Në këtë tekst lihet një vijë e zbrazët , në rreshtin e dytë shënohet titulli i temës, i cili duhet të vihet në thonjëza, të nënvizohet me vija horizontale ose të shkruhet me shkronja shtypi të cilat do të dallohen prej tekstit tjetër sipas madhësisë ose trashësisë.

Nën titullin lihet një vijë e zbrazët, ndërsa në të dytën shënohet teksti i hartimit me shkrim.
Kryerreshti shënohet me 4-5 cm nga ana e djathtë në krahasim me rreshtat tjerë. Vertikalisht të gjithë rreshtat duhet të kenë një drejtim dhe të jenë njëri nën tjetrin.
Dorëshkrimi duhet të jetë i lexueshëm, që të mund të lexohet nga çdo kush, pa shumë mund dhe të ketë pamje estetike.

Gabimin që e vëren vet (fjala gabim e shkruar ,shprehje ose fjali) nxënësi, e fshinë me një vi horizontale, ndërsa mbi te shkruan se si duhet të jetë.

1.4.Korrigjimi i hartimeve me shkrim

Hartimet e një paraleleje duhet të kontrollohen pa e ndrërprerë punën. Në këtë mënyrë arsimtari duhet të fitojë një përshtypje të përgjithshme për tërë paralelen dhe përshtypje të veçantë për çdo nxënës d.t.th një pasqyrë të kompletuar, për arritjet e nxënësve, aftësinë dhe nivelin e tyre në drejtëshkrim.

Hartimet është mirë të kontrollohen dy herë. Gjatë kontrollimit të parë arsimtari bënë klasifikimin e fletoreve në shkallë. Përsëri lexohen detyrat e çdo shkalle dhe bëhet krahasimi, detyrat që nuk i përgjigjen shkallës së caktuar radhiten ku e kanë vendin. Shënimet dhe e tërë ajo që se ka pasur vendin në hartimin e nxënësit si dhe nota të mos shënohen në fletoren e nxënësit, por në fletoret e posaçme.Te nxënësi do të shënohet nota pas leximit të dytë.

Me leximin e dytë vërehen dhe konstatohen të gjitha gabimet, lëshimet dhe e tërë ajo që nuk duhet të zërë vend në hartim.

1.5.Klasifikimi i gabimeve

Pët t’u bërë korrigjimi i drejtë i hartimeve me shkrim duhet të bëhet klasifikimi i gabimeve. Të gjitha gabimet mund të klasifikohen në tri grupe:

- gabimet në përmbajtje,
- gabimet në planifikim,
- gabimet në stil dhe drejtëshkrim.
Grupi i parë përfshin zhvillimin jo të mirë të temës, ku mungon konkretësia, aktet e gabueshme, largimi nga tema, gabimet e përgjithshme, si dhe mungesa e lidhshmërisë e të tjera gabime të ngjashme.

1.6. Vlerësimi i hartimeve me shkrim

Mendimin për cilësinë e çdo hartimi arsimtari e arsyeton në formë të shkruar. Arsyeshmëria tregohet nëpërmjet hartimeve cilësore (paraqiten ato pozitive dhe theksohen dobësitë, por me kujdes, pa ofendime).
Në notim, arsimtari duhet të jetë i matur. Nota duhet të jetë objektive. Arsimtari duhet ta vlerësojë punën e nxënësit e jo personaliteti i tij.
Korrigjimi i hartimit me shkrim duhet të bëhet në orën e parë pas hartimit, sepse nxënësi më mirë e mban mend shkrimin etij;
Nëse korrigjimi bëhet pas disa ditësh, interesi i nxënësve do të humbet për atë që është shkruar, si dhe gjatë përpunimit. Korrigjimi do të ketë më pak vlerë.
Një numër arsimtarësh mendojnë se korrigjimi ështe punë e lehtë dhe se nuk ka nevojë të përgatitet, mirëpo korrigjimi duhet të bëhet sipas metodave të zhvillimit të njësive mësimore dhe me pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve;
Korrigjimi i hartimeve me shkrim kalon nëpër dy faza kryesore. Së pari bëhet ajo e përgjithshmja, me ç’rast arsimtari shpjegon përshtypjen e përgjithshme për cilësinë e hartimit, njohuritë për paralelen, sa e kanë kuptuar nxënësit temën, shkallën e përvetësimit etj;
Mund të lexohen një apo dy hartime që janë më të mirat.
Arsimtari korrigjimin e bën sipas klasifikimit të gabimeve nga notesi i tij dhe disa shembuj i lexon nga fletoret, por pa përmendur ndonjë emër të nxënësve.
Korrigjimi individual, zakonisht bëhet në orën e dytë. Qëllimi është që nxënësi t’i shohë lëshimet e bëra në hartim dhe ta bëjë korrigjimin e tyre.
Hartimi i punuar mirë nuk duhet të përshkruhet, pasi që kjo te nxënësi do të sjellë mërzitje dhe dilema që për herën tjetër të mos shkrujë shumë sepse bie në pozitë të njëjtë me të dobëtin.
Mbani mend

1. Korrigjimin e bënë nxënësi që ka shumë gabime.
2. Nxënësi shembullor dhe i shkëlqyeshëm në hartim, nuk bënë korrigjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat