Në praninë e intelektualeve shqiptarë nga Kosova dhe viseve të tjera, si Malësia e Madhe, nga Tirana në kullën e Zenel Berishës në fshatin Dobërdol të komunës së Klinës në Kosovë, në udhëheqje nga moderatorët dhe themeluesit Ismet Krasniqi-Lala dhe Prend Buzhala - u shënua edicioni i dytë kushtuar “Ditës së Plisit”.
Në këtë manifestim në kumtesat e prof. Bashki Lajçit, mr. Migena Arllatit, publicistit Fahri Xharres, kritikut letrar Prend Buzhales dhe të tjerëve kushtuar “Plisit të Bardh shqiptar”- shenjë e autoktonisë shqiptare në mes tjerash u theksua se në mileniume e shekuj të kaluar shqiptari iliro-arbëror, është dalluar me veshjen kombëtare, me gjuhën, me flamurin dhe, gjithsesi, me Plisin. “Shqiptari tregohet me shenjë, kur e ka plisin” e bardhë në kokë- thoshin pleqtë dikur. Prandaj në të gjitha periudhat historike plisi është konsideruar dhe konsiderohet edhe sot si shenjë e autoktonisë etnike shqiptare. Kjo shenjë e identitetit shqiptar, ka rrënjë të moçme, mu si lashtësia e qenies së tij në gjuhë, në trashëgimi dhe në kulturë. Plisi i bardhë shënjonte krenarinë e shqiptarit, kudo që gjendej jashtë shtëpisë së tij.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)