Kolumnet e Fadil Lepajës përmbledhen në katër libra

Kultura

Kolumnet e Fadil Lepajës përmbledhen në katër libra

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 19:15

Shkrimet në formë kolumne që nga viti 2008 e këndej që ka shkruaj janë botuar të përmbledhura dhe të renditura në mënyrë kronologjike në katër libra këto të publicistit Fadil Lepaja

Librat “Lëkura e Gjarpnit”, “A po bëhesh president”, “Arratisja e Republikës”, dhe “Delet nga Lugina e Silikonit”, janë vlerësuar të jenë të rëndësishme nga pjesëmarrësit që trajtojnë tema me interes për lexuesin dhe që nxisin debate.

Gazetari dhe publicisti Agron Shala i cili e ka shkruar parathënien e librit “Lëkura e Gjarpnit”, tha se Fadil Lepaja në formën që ai shkruan, nxit debate, por është i hapur edhe për kritikë.

Shala: Fadil Lepaja ka guxim t’i trajtoj fenomenet në mënyrë shumë të pavarur

“Duke e pasur parasysh të kaluarën e Kosovës në kontekstin historik, social e psikologjik të shqiptarëve, Lepaja nuk pretendon t’i jap zgjidhje në kolumnen e tij, që shumë tjerë janë të prirë. Sepse e vërteta në një shoqëri që ndërron bindjet varësisht se si ndërrohet ajo nga liderët pol itik është vështirë të përcaktohet. Sepse gjarpri ndërron shpesh lëkurën, lëkura djeshme harrohet, lëkura e sotme hamendësohet dhe lëkura e nesërme nuk dihet se si do të jetë, gjithçka është mbivalente, ose, ose. Fadil Lepaja ka guxim t’i trajtoj fenomenet në mënyrë shumë të pavarur, i pandikuar nga rrethi ku jeton, e sidomos nga stereotipat shoqëror”, tha Shala.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Albinot Maloku duke folur për shkrimet e autorit të katër librave tha se në shkrimet e tij Lepaja përdor sarkazëm e cila thërret në ndërgjegje, por nuk vret.

Maloku: Terminologjia e përdorur e Fadilit është e pastër

“Terminologjia e përdorur e Fadilit është e pastër, e pangarkuar dhe për të gjitha shtresat shoqërore. Mbi të gjitha ajo çka me pëlqen është kulturalisht me nivel të lartë dhe tolerant në mënyrën e shpjegimit të ngjarjeve qà « ai bënë në formën e vet. Ai përdor një sarkazëm e cila nuk vret, por thërret në ndërgjegje. Nuk e duron pasivitetin në mendim, gjithashtu nuk e duron pasivitetin në të vepruar”, tha Maloku.

Ndërsa, vet autori, publicisti Fadil Lepaja tha se librat janë shkrime të botuara në periodikun prej vitit 2008 e këndej, por ka bërë një përmbledhje dhe një renditje kronologjike të këtyre shkrimeve, për të cilat ka parë se ka interes nga publiku. Ai thotë se përmes kolumnës së tij javore çdo të mërkure përpiqet që të gjejë të vërtetën mes artit dhe asaj çka ndodh.

Lepaja: Përpiqem ta gjejë diku atë të vërtetën mes artit dhe mes asaj çka po ndodh realisht

“Përpiqem ta gjejë diku atë të vërtetën mes artit dhe mes asaj çka po ndodh realisht, në një far forme ta gjejë të bukurën edhe aty ku nuk e shohin, përpiqem edhe atë që duket e keqe të nj erëzit të shprehim se është njerëzore dhe të shohim se vetëm kështu mund të shkojmë tutje”, theksoi Lepaja.

Publicisti dhe opinionisti Fadil Lepaja thotë se çdo të mërkure komunikon me qytetarin përmes shkrimeve për aktualitetin dhe ato që e preokupojnë qytetarët. /B.Syla/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat