‘Babai’ do të shfaqet në kuadër të LA Screenings për Oscars

Kultura

‘Babai’ do të shfaqet në kuadër të LA Screenings për Oscars

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:36

European Film Promotion do të fokusohet në shfaqjen dhe promovimin e 27 filmave evropian që kanë aplikuar për Akademinë Oscars.

Gara për të qenë pjesë e edicionit të 88-të të Akademisë Oscar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj ka filluar, dhe për këtë shkak, European Film Promotion (EFP) do të ndihmoj në gjenerimin e vëmendjes sa më të madhe për promovimin e filmave evropian të propozuar për Oscars.

Këtë vit nën ombrellën e EFP-së do të shfaqen në LA Screenings 27 filma evropian nga totali i 81 filmave që janë propozuar si kandidat për Oscars. Në mesin e filmave që do të shfaqen është edhe filmi ‘Babai’ nga Visar Morina, propozimi i Kosovës për Oscars në filmin më të mirë të huaj. Gjithashtu krahas këtyre filmave do të shfaqet edhe filmi ‘Bota’ nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci që është propozimi i Shqipërisë për Oscars. Këta dy filma janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

LA Screenings do të filloj me 25 tetor deri më 8 nëntor në sallën Wilshire Screening në Beverly Hills.
Fushata është mbështetur nga Creative Europe – Media Program e Bashkimit Evropian dhe nga organizatat anëtare të EFP-së, ku bënë pjesë edhe QKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat