Berat, çelet ekspozita, “Forma i mjafton mendimit”

Kultura

Berat, çelet ekspozita, “Forma i mjafton mendimit”

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:37

“Forma i mjafton mendimit”,është ekspozita e çelur këtë fundjavë për artëdashësit e qytetit të Beratit.
Artisti nga Elbasani Gëzim Llalla e ka hapur këtë ekspozitë me dy cikle, një mozaik dhe një instalacion gurë dhe dru. I tërhequr që femijë nga të dy elementët që gjenden të shkrirë në natyrë, guri dhe druri,Llalla tregon se punimet i ka mbledhur në të gjithë krahinat.
Qytetar beratas, nxënës të liceut artistik , si dhe të apasionuar pas arteve pamore kanë shijuar nga afër veprat artistike, nderkohë që ekspozita do të qendrojë e hapur deri në fund të muajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat