​Komuna premton përkrahje për shoqatën “Klubi Dëshira” (Foto)

Kultura

​Komuna premton përkrahje për shoqatën “Klubi Dëshira” (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:01

Bogujevci ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të njihet për së afërmi me kushtet dhe nevojat që i ka kjo shoqatë. Ajo, po ashtu, ka njoftuar se Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka të planifikuara edhe subvencione për aktivitetet të ndryshme, ndërsa i inkurajoi që të bashkëpunojnë me bibliotekën e qytetit në mënyrë që të avancohen edhe më tej në shkrim dhe lexim. Një prej mundësive të tjera, sipas Bogujevcit është që në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit dhe institucionet e tjera këtyre personave t’u ofrohet mundësia e zhvillimit të një jete normale.

Të pranishmit kanë falënderuar përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për vizitën, si dhe janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim për mundësitë që i ofron Komuna e Prishtinës.

Ndërkaq, më 13 te tor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Ngecje Mendore dhe Intelektuale, drejtoresha Bogujevci, grupi i grave asambleiste, dhe përfaqësues të Zyrës për Çështje Gjinore do ta vizitojnë shoqatën./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat