Çun Lajçi kërkon ndihmë nga biznesmenët për botimin e librit

Kultura

Çun Lajçi kërkon ndihmë nga biznesmenët për botimin e librit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:31

Artisti Çun Lajçi, ka në plan të botoj veprën e tij të parë me poezi kushtuar njerëzve të mëdhenj nga Rugova. Por, për këtë ai po kërkon ndihmën e biznesmenëve rugovas. Vepra e Artistit të madh të Skenës dhe teatrit, do të titullohet "Nesër fjalës i bëhet vonë”, dhe do të publikohet brenda 10 ditësh.

Rugovas
( biznesmen të vegjel e të mëdhenje)
Nuk kishit me bërë keq sikur të me ndihmonit në botimin e veprës sime të parë me poezi kushtuar gjithë atyre njerëzve të mëdhenje që i kishte Rugova.
Vepra "Nesër fjalës i bëhet vonë " del mbrenda 10 ditësh dhe i dedikohet Azem Shkrelit,Ibrahim Rugovës, dhe kufinit të lamë me gjakun tonë.
Faleminderit shoqalana.
Çuni", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat