Antropologët amerikan dhe zviceran ekzaminuan disa eshtra 8 milionë vjeçare në Turqi

Kultura

Antropologët amerikan dhe zviceran ekzaminuan disa eshtra 8 milionë vjeçare në Turqi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:25

Antropologët amerikanë dhe zviceranë në Kırşehir të Turqisë kanë bërë kërkime në bregun e liqenit të digës Hirfanli ku janë gjetur eshtra 8 milionë vjetore që i përkasin një gjirafe, rinoceronti, elefanti, antilope dhe majmunëve, raporton Anadolu Agency.

Profesori i Univerzitetit të Kalifornisë Tim White, profesorët e univerzitetit të Zyrihut Marcia Ponce de Leon dhe Christoph Zollikofer e vizituan rektorin e univerzitetit Ahi Evran në Kırşehir të Turqisë, Prof. Dr. Vatan Karakaya dhe bërën ekzaminim në laboratorin e antropologjisë të këtij univerziteti.

Profesorët amerikanë dhe zviceranë të kryesuar nga profesori i Departamentit të Antropologjisë së Fakulltetit të Arteve dhe Shkencës dhe shefit të eksplorimit të sipërfaqes në Kırşehir Doç. Dr. Ahmet Cem Erkman, kanë bërë gërmime në fshatin Kurultu ku kanë gjetur eshtra 8 milionë vjetore të disa kafshëve si, gjirafë, rinoceront, elefant, antilopë dhe majmunëve.

Erkman në deklaratën e tij për AA tha se eshtrat kanë shkaktuar një ndikim të madh në botë, dhe se në gërmimet e mëtejshme do të bëjnë bashkëpunim shkencorë me antropologët amerikanë dhe zviceranë.

Erkman theksoi se antropologët i kanë ekzaminuar eshtrat 3 ditë në laboratorin e univezitetit dhe nënvizoi se në gërmimet në fshatin Kurultu të cilët janë sistematizuar do të kenë mundësi të bëjnë punime të përbashkëta.

Erkman theksoi se eshtrat të nxjerrura nga gërmimet gjithashtu do të kontribojnë në botimet shkencore dhe se gërmimet e profesorit White janë publikuar në revistat shkencore për recenzim të njohura botërisht.

Në gërmimet e bëra bregun e liqenit të digës Hirfanli e cila gjendet në Kırşehir të Turqisë janë gjetur eshtra 8 milionë vjetore që ju përkisnin kafshëvve si, gjirafa, rinoceronti, elefanti, antilopës dhe majmunëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat